Xhaka and Shaqiri rejected Kosovo, see what happens in Facebook (FOTO)



Zgjedhja që kanë bërë Shaqiri, Xhaka, Behrami e Tarashaj nuk është pëlqyer aspak nga fansat e përfaqësueses së Kosovës
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj përfundimisht kanë vendosur ta përfaqësojnë Zvicrën.
Lojtarët e lartpërmendur, përveç Shaqirit që është i lënduar, janë ftuar nga Vladimir Petkovic për ndeshjen ndaj Portugalisë, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.
Zgjedhja që kanë bërë Shaqiri, Xhaka, Behrami e Tarashaj nuk është pëlqyer aspak nga fansat e përfaqësueses së Kosovës, shkruan Express.
Disa nga fansat e ekipit kosovar, në profilet zyrtare të këtyre lojtarëve, u kanë shkruar komente nga më të ndryshmet.
Xhaka, Shaqiri, Behrami e Trashaj janë quajtur tradhtarë dhe mercenarë, përcjell Gazeta Express.
Në foto mund t’i shihni disa nga komentet që kanë bërë fansat në profilet zyrtare të lojtarëve të Zvicrës.